10:26 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rihanna fiton edhe një çmim

Këngëtarja e mirënjohur Rihanna kohët e fundit ka qenë jo aktive në muzikë. Por ajo është shumë aktive në fushën e modës edhe bamirësisë, transmeton Indeksonline.

Këtë e dëshmon edhe çmimi i fundit që ajo ka fituar. Rihanna është zgjedhur “Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme” nga qeveria e  vendlindjes së saj, Barbados.

Asaj ju dha ky çmim për promovimin e edukimit, turizmit dhe për investimet e bëra në Barbados.

Përderisa pranoi çmimin, këngëtarja u deklarua se nuk mund të jetë më krenare se kaq. Riri në karrierën e saj ka fituar shumë çmime por sigurisht ky është më i vecant se të gjithë të tjerët./Indeksonline/

Temat: