17:58 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rihanna refuzon ofertën e Super Bowl për arsye politike

Këngëtarja e njohur Rihanna ka refuzuar kërkesën e e Ligës Nacionale të Futbollit Amerikan për të performuar në finalen e madhe të “Super Bowl” në vitin 2019.

Arsyeja e kësaj është se ajo ka shprehur përkrahje për lojtarin, Colin Kaepernick që u përkul para himnit amerikan për të shprehur pa knaqësin e tij për veprimet e presidentit Donald Trump, transmeton Indeksonline.

Kaepernick është përjashtuar nga Liga Nacionale e Futbollit, e njohur si “NFL” në vitin 2016.

Këtë gjë e ka konfirmuar një burim i brendshëm i ligës. Finalja e “Super Bowl” do të mbahet me 3 shkurt të vitit të ardhshëm në Atlanta. /Indeksonline/

Temat: