23:20 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rikthet Era Istrefi, tregon se ndihet e shëruar

Era Istrefi vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ylli kosovar që brenda një kohe të shkurtër, ka arritur të radhitet përkrah emrave me famë botërore, për një kohë të shkurtër ka qëndruar larg fansave të saj. Por që Era është rikthyer sërish dhe ka treguar se tani është rikuperuar pas operacionit që kishte, shkruan Indeksonline.

Ajo ka postuar një video në llogarinë Instagram, ku përbi ka vendosur edhe një status:

‘Arsyeja pse nuk kam postuar shumë kohët e fundit është që kam marrë kohën time për t’u shëruar pas operacionit dhe më të vërtetë jam përqëndruar në atë që më bën të lumtur. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Nuk mund të pres deri në të rejat e tjera që do të ndajë me ju’, ka shkruar ajo./Indeksonline/