00:58 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Rishikim: Çfarë sjell VW në modelin e ri Touareg [Video]

I vlerësuar si Touareg-u më i avansuar që Volkswagen ka ndërtuar ndonjëherë, ky model i ri synon që të hyjë në territorin e veturave premium, me një bollëk të sistemeve që posedon.

Duke filluar nga sistemet e sigurisë, aftësinë për terene të vështira (off-road) dhe rritjen e komforit dhe cilësisë së ngasjes, shkruan IndeksOnline.

Poashtu cfarë bie në sy është ekrani 12-inc i shoferit dhe një touchscreen masiv prej 15 inc.

Përtej pajisjes, Touareg 2019 dëshiron të joshë blerësit me trupin e saj më të madh, duke sjellë një kabinë më të gjërë të brendshme pa një rritje në peshë. Në fakt, platforma MLB Evo ka shkurtuar 106 kilogramë duke përdorur alumin për gati gjysmën e ndërtimit të trupit.

Për momentin janë bërë publikë 4 motorë, 3 diesel dhe 1 me benzinë :

3.0 TSI me 340 kuajfuqi
3.0 TDI V6 me 231 kuajfuqi
3.0 TDI V6 me 286 kuajfuqi
4.0 BiTDI V8 me 422 kuajfuqi

Gjithashtu do të ketë edhe motorë hybrid që do të prezentohen me vonë.

Cmimi fillestar i veturës është 58,000 euro.

Në videot e mëposhtme mund të shikoni më detajisht se cfarë sjell Volkswagen në modelin e ri Touareg. /IndeksOnline/