13:10 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Rita Ora bashkon forcat me UEFA-n (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora përmes rrjetit të saj social Instagram ka dhënë një lajm tejet të rëndësishëm.

Ylli i shumë hiteve ka treguar se ajo tashmë ka bashkuar forcat me UEFA-n për një projekt të ri që ka për qëllim bashkimin e futbollit dhe muzikës, gjë për të cilën ajo është shprehur mjaftë e emocionuar, transmeton Indeksonline.

Ky është statusi i plotë i saj:

“Kam LAJME! Jam shumë e emocionuar t’i bashkojë forcat me UEFA-n @weplaystrong në “The Girls Tour”, duke festuar besimin femëror, bashkimin dhe aspiratën përmes fuqisë së futbollit dhe muzikës – dy nga dashuritë e mia! Ata kanë shumë projekte të mrekullueshme që vijnë këtë vit për të marrë më shumë vajza që gëzojnë dhe luajnë futboll dhe unë do t’i ndaj me ju gjatë gjithë turit tim dhe më gjerë! Sigurohuni që të ndiqni @weplaystrong dhe të vijnë në këtë udhëtim me ne! #WePlayStrong x #TheGirlsTour

Ndryshe Rita tashmw ka nisur turin e saj ‘The Girls Tour’, titull ky qw mban edhe kwnga e saj e re qw e solli nw bashkëpunim me Bebe Rexhen, Cardi B, e XCX./Indeksonline/