Rita Ora feston ditëlindjen, babai e uron në gjuhën shqipe
Artistja që ka marrë vëmendjen e botës me talentin dhe sukseset që po korr dita-ditës mbush 28 vjet, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e dhjetëra hiteve, këtë ditëlindje po e pret me albumin e saj të dytë të lansuar e me shumë çmime të rrëmbyera.
Në këtë ditë s’kishte si të mungontë as urimi i babait të saj. Ai ka postuar në llogarinë e tij Instagram një fotografi të shumë viteve më parë, teksa shihet duke mbajtur mbi supe Ritën.
Por, yllin botëror ai e ka uruar përveç në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe:
Happy Birthday Girl. Shume Urime.
Love
Babi