13:05 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora në kampanjën kundër sulmeve kibernetike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e kampanjës kundër sulmeve kibernetike, së bashku me kompanitë e njohura të bukurisë ‘Coty’, ‘Rimmel’, dhe ‘Te Cybersmile Foundation’.

Përmes një video të shkurt, Ora, ka treguar se si ajo ishte ndjerë e tmerruar nga komentet negative të cilat vinin çdo ditë në adresë të saj, shkruan Indeksonline.

“Pyesja vetën se çfarë po bëj? Unë jam duke jetuar ëndrrën time. Por kisha këtë ndjenjë të pasigurisë. Unë po flas në emër të shumë njerëzve që kanë qenë pjesë e sulmeve kibernetike dhe për vetën time” u shpreh Rita.

27 vjeçarja, më tutje deklaroj se njerëzit duhet të kuptojnë se edhe ajo kalon në faza të vështira dhe se tani është duke u fokusuar vetëm në gjëra pozitive dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë të gjithë.

“Është shumë e vështirë që njerëzit të kuptojnë se edhe ne mund të jemi yje në tapetin e kuq, por ne jemi njerëz”, deklaroj bukuroshja shqiptare.

Në kampanjën kudër sulmeve kibernetike, Rita po merr pjesë së bashku me miken e saj të afërt, modelen,  Cara Delevigne./Indeksonline/