23:44 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora në lidhje dashurie me aktorin e njohur të filmit Spider-Man

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka lënë prapa ndarjen nga muzikanti, Andrew Watt.

28 vjeçarja ka filluar një lidhjen të re me aktorin e njohur të filmit Spider-Man, Andrew Garfild, shkruan Indeksonline.

Sipas The Sun, këngëtarja është në hapat fillestar të lidhjes me aktorin e njohur Hollywood-ian.

Një burim i afërt me këngëtaren deklaroj se gjërat në mes të dyshes kanë filluar të bëhen serioze.

“Këto ditë gjërat janë nxehur në mes tyre, ajo po e ndjenë që këtë herë gjërat janë serioze, është ende herët por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po shikojnë se çfarë do të ndodh”.

“Oraret e tyre të ngjeshura po ua vështirësojnë gjërat por ata kanë një lidhje në mes veti” deklaroj ky burim.

Të dy, Rita dhe aktori i njohur kohë më parë morë pjesë në ceremoninë e ‘Standard Theatre Awards’.

Andrew Garfild është më së shumti i njohur për rolin e tij në filmin ‘The Amazing Spider-Man’ që u xhirua në vitin 2012-2014.

Ndryshe, Rita i dha fund lidhjes së saj me Andrew Watt në shtator të këtij viti./IndeksOnline/

Temat: