08:32 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, bënë apel për mbështetje

Këngëtarja shqiptare e njohur në të gjithë botën për muzikën e saj po na bënë krenar çdo ditë.

Së fundi, ajo ka treguar se është në përkrahje të grave të dhunuara në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Indeksonline.

“Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “bëhu zëri im” duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh.” Ka shkruar Rita Ora.

Ndryshe, Rita me veprime të tillë në mbështetje të kombit të saj po na bënë çdo ditë shumë krenar./Indeksonline/

Temat: