23:40 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora shënon një tjetër suksese pak para lansimit të albumit

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është në përfundim të finalizimit të albumit më të ri.

Albumi ‘Phoenxi’ pritet të lansohet me 23 nëntor dhe derisa adhuruesit janë duke pritur me padurim, këngëtarja ka treguar se tashmë ky album është në top 10 në tetë shtete të botës, shkruan Indeksonline.

“Jam shumë e emocionuar, Phoenix, është aktualisht në top 10 në tetë shtete! Përfshirë 3 i pari.Dhe albumi ende s’ka dalë në të gjitha shtete”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, vitin e ardhshëm, këngëtarja 27 vjeçare do të fillojë edhe turneu botëror për të promovuar albumin./IndeksOnline/

Temat: