08:44 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rita Ora zhvishet për Kroacinë (Foto)

Shumë shqiptarë festuan mbrëmë fitoren e Kombëtares së Kroacisë ndaj Rusisë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroacia mposhti me penallti nikoqirin e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Kjo fitore e ka gëzuar edhe këngëtaren kosovare, Rita Ora e cila është fotografuar pothuajse e zhveshur.

“Shumë për arsye për të festuar: 1. Kroacia absolutisht është mahnitëse dhe unë mezi pres të performoj për ju sonte. Jam shumë e ngazëllyer”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale.

Kombëtarja e Kroacisë me fitore ka siguruar gjysmëfinalen, ku do të takohet me Anglinë./IndeksOnline/