14:15 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rogers Cup: Novak Djokovic triumfon në raundin e parë ndaj Mirza Basic

Novak Djokovic vazhdoi me ecurinë e tij drejt triumfit të pestë në Rogers Cup me një fitore ndaj boshnjakut, Mirza Basic.

Kampioni i Wimbledonit fitoi me rezultat, 6-3, 7-6 ndaj Basic, i cili e zëvendësoi vonë të lënduarit jug-korean, Chung Hyeon.

13 herë kampioni i Grand Slam, Djokovic do të përballet me kanadezin, Peter Polanskyn në raundin e dytë.

Nga ana tjetër, Stan Wawrinka triumfoi ndaj Nick Kyrgios me rezultat, 1-6, 7-5, 7-5 dhe Nei Nishikori humbi nga Robin Haase./IndeksOnline/