17:02 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Roma dënon Nainggolanin (Foto)

Radja Nainggolan është dënuar nga skuadra e Romës për publikimin e videove duke pirë alkool dhe cigare.

 

Belgu njihet për festat e çmendura, dhe ajo e ndërrimit të viteve nuk ishte një përjashtim. Alkool, cigare dhe shumë rrëmujë, asgjë nuk ka munguar në festën e belgut.

Sipas gazetës italiane “Dello Sport”, atë tani e pret një gjobë e shëndetshme prej 100,000 €, rreth 30% e rrogës së tij mujore./IndeksOnline/