19:33 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Roma me “mish e me shpirt” me Realin sonte, kanë arsye të fuqishme

Nëse jo futbollistët individualisht, klubi AS Roma është me siguri në përkrahje të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool.

E gjith kjo pasiqë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve, atëherë klubi italian do të ishte në vazon e dytë për sezonin e ardhshëm në Champions. Nëse Liverpool fiton Ligën e Kampionëve, Roma do të jetë në vazon e tretë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet klubi italian me anë të kësaj komunikate:

Nëse Real Madrid fiton sonte trofeun e Uefa Champions League, atëhere Roma do të jetë në vazon e dytë në short për sezonin që vjen, nëse e fiton Liverpool atëhere Roma do të jetë në vazon e 3-të”. /IndeksOnline/

Temat: