08:26 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Roma tallet në mënyrë brutale me Barcelonën dhe Malcom para miqësores në ICC

Barcelona dhe Roma janë përballur mbrëmë në një miqësore në Dallas në kuadër të International Champions Cup, shkruan IndeksOnline.

Kjo miqësore pritej të ishte tejet miqësore, por më pas Barça ia rrëmbeu Romës anësorin, Malcom nga duart edhe pse lojtari ishte nisur drejt kryeqytetit italian.

Kjo natyrisht se ka krijuar shumë humor në rrjetet sociale, por së fundmi humori i radhës është krijuar nga llogaria zyrtare e Romës në Twitter.

Mirë, si ndodhi kjo? Shikojeni ”cicërimën” e parë nga llogaria e Barçës me formacionet zyrtare të ndeshjes:

Tani, ju lutem shikojeni ”cicërimën” e Romës:

E shihni diferencën? Nëse po, atëherë ju keni qeshur shumë. Pra, Roma e ka fshirë emrin e Malcom nga formacionet zyrtare. Me të vërtetë, administruesi i faqes së Romës ka humor të mirë./IndeksOnline/