22:33 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Romangoli “heroi” i Milanit, tri pikë në minutën e 97-të

Milani ka mposhtur Udinesen me erzultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Alesio Romangoli në minutën e shtatë shtesë, shkruan Indeksonline.

Përkundër fitores, Gattuso do të jetë i shqetësuar për Higuain i cili u largua nga loja në minutën e 35-të për shkak të lëndimit.

Megjithatë, kjo ndeshje do të mbahet mend si e vetmja këtë sezon që porta e Donarumas është e paprekur.

Me këtë fitore, Milan është në pozitën e katërt me 21 pikë, katër më pak se Inter e Napoli dhe 10 më pak se Juventus. /IndeksOnline/

Temat: