13:48 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ronaldo: E pabesueshme, isha një hap larg transferimit në Arsenal

Më 2003 Ronaldo ka njoftuar se kishte qenë pranë transferimit te skuadra e Arsenalit.

Ylli portugez në një intervistë së fundmi, ka konfirmuar se ishte pranë transferimit në Arsenal, më 2003.

Gjatë një interviste me Piers Morgan në ITV, ylli i Juventusit ka pranuar se kishte qenë afër kalimit te klubi i njohur londinez.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit në Arsenal më 2003, shumë afro, një hap larg. E pabesueshme”, deklaroi Ronaldo.“Është klub fantastik. Nuk ndodhi, por jam mirënjohës për atë që kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wengerit”, theksoi Ronaldo derisa në duar mbante një fanellë të klubit nga ‘Emirates’.