22:17 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo ftohet në takim nga drejtuesit e Juventusit, shkak sjelljet e tij

Cristiano Ronaldo do të takohet me drejtuesit e klubit pasi që ka pasur disa mosmarrëveshje me Maurizio Sarrin kohëve të fundit.

E gjithë kjo raportohet që ka filluar për shkak që ai u zëvendësua në ndeshjen e Juventusit kundër Milanit.

Sipas raportimeve Ronaldo do të takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici dhe nënkryetarin Pavel Nedved, mirëpo ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ndëshkim për Ronaldon.

/Indeksonline/.