22:39 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Ronaldo nuk ndalet, shkatërron kundërshtarin me katër gola  (Video)

Real Madrid ka mposhtur Gironën me rezultat 6-3 në ndeshjen e xhiros së 29-të të La Ligas, shkruan indeksonline.

Cristiano Ronaldo ishte futbollisti i ndeshjes, i cili kontribuoi me katër gola (11’, 47’, 64’ dhe 90’) për t’i siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Tri  golat tjerë i shënuan  Vazquez në minutën e 64-të dhe Bale në minutën e 85-të.

Ndërsa për Gironan të dy golat i shënuan Cristian Stuani në minutën e 29-të dhe 67-të. Dhe Juanpe në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Real Madrid pozicionohet në vendin e tretë me 60 pikë, katër më pak se Atletico dhe 15 më pak  se Barcelona. /IndeksOnline/