18:55 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Ronaldo takon ish-klubin, u jep forcë futbollistëve para ndeshjes me Atleticon (Foto)

Sportingu i Lisbonës ka udhëtuar sot drejtë Spanjës për t’u përballur me Atletico Madridin, ndeshja e parë çerekfinale në Europa Ligë.

Para ndeshjes, lojtarët e klubit portugez patën një befasi të madhe, shkruan IndeksOnline.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo i ka vizituar lojtarët e Sportingut në ambientin ku po qëndrojnë para duelit.

Ronaldo iu urojë fat për duelin e sotshëm që fillon nga ora 21:05.

“Shikoni kush na dha forcë për ndeshjen”, shkruhet në postimin e bërë nga skuadra portugeze në Twitter./IndeksOnline/