12:02 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo thurr ”elozhe” për Sir Alex

Në një rikthim emocional, Cristiano Ronaldo mori një mirëpritje të ngrohtë në ”Old Trafford”.

Juventusi ishte mysafir i Manchester Unitedit, në një ndeshje ku ”Djajtë e Kuq” fituan me rezultat, 1-0.

Ndërsa, Ronaldo u paraqitë nga minuta e parë dhe u përfshi te aksioni i golit të Paulo Dybalas që ia dhuroi kampionit të Italisë fitoren, transmeton IndeksOnline.

Mbrëmë, Ronaldo nuk harroi as ta takojë ish-trajnerin e tij, Sir Alex Ferguson, të cilin e konsideron ”baba të dytë”.

Dhe sot, ai bëri një postim emocional dedikuar ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit.

”Një trajner i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha, një njeri fantastik. Më mësoi mua shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Mirë që të pashë në gjendje të mirë. Boss!”, shkroi Ronaldo./IndeksOnline/