09:07 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Ronaldo vs Messi: Sprinti final drejt historisë

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi do kenë një përballje individuale si asnjëherë më parë në tre muajt e ardhshëm.

Të dy lojtarët përballen me një mundësi historike që i shpie drejt fjalës majës. Për vite të tëra debati ka qenë i pashterrshëm. Kush është më i mirë: Messi apo Cristiano?

Një pyetje që nuk lë asnjërin indeferent, edhe pse është praktikisht e pamundur të bien dakord fansat e argjentinasit dhe portugezit. Megjithatë, ka fakte të prekshme që pranojnë diskutime.

Nga njëra anë janë golat dhe nga ana tjetër titujt që ata kanë fituar me ekipet tyre përkatëse. Nëse i përmbahemi këtyre dy faktorëve ekziston praktikisht një lidhje teknike midis të dyve.

Ronaldo dhe Messi kanë të njejtin numër të Ligës së Kampionëve (4) të njejtin numër të Topave të Artë (5) dhe numrin e njejtë sa i përket Këpucës së Artë (6) . Këta tre muaj pra do të jenë vendimtarë sa i përket numrave. Të dy janë në garë për të fituar këta trofe.

Përvec kësaj, Kupa e Botës është një tjetër trofe më shumë këtë vit. Një titull që asnjëri se ka fituar dhe ata garojnë në këtë aspekt me Pele e Maradonën. Pavarësisht nëse e arrijnë apo jo këtë titull, emrat e tyre do të jenë ndër më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, por nëse njëri prej tyre e fiton këtë cmim do të konsiderohej si më i madhi në histori pa diskutim. /IndeksOnline/