08:30 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rooney është i çmendur, shënon gol nga 70 metra

Wayne Rooney është në formë edhe në moshën 33 vjeçare.

Sulmuesi i DC United në MLS ka shënuar një supergol nga një distancë rreth 70 metra.

Ish-ylli i Manchester United i shënoi Orlando Cityt ende pa arritur në gjysmë të fushës.

Ky gol i dha fitoren DC United për tu ngjitur në vendin e tretë në tabelën e MLS. /IndeksOnline/