13:51 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rossi të pezullohet për një vit nga Komisioni Anti-Doping

Karierëa e Giuseppe Rossit ka qenë mjaft interesante, shpeshherë jo në aspektin pozitiv.

Pasi kaloi te të rinjët e Man Unitedit nga Parma në vitin 2004, ka pasur shpresa të mëdha se sulmuesi mund të rikthehej sërish në ”Old Trafford”.

Gjërat nuk shkuan siç shpresoi ai dhe pas huazimeve në Newcastle dhe Parma, Man Unitedi e shiti lojtarin në Villareal, transmeton IndeksOnline.

Në dhjetor ai kaloi te Genoa, dhe tani përballet me një sfidë tjetër.

GdS shkruan se 31-vjeçari dështoi në testet e dopingut pas ndeshjes, Genoa – Benevento.

Raportohet se De Rossit i është gjendur substancë e ndaluar të përdorur për sy.

Dhe kështu Komisioni Anti-Doping i Italis pritet ta pezullojë De Rossin për një vit./IndeksOnline/

Temat: