75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrah gruan para dyerve të shtëpisë, arrestohet romi në Kamenicë

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Berivojcë të Kamenicës, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij para shtëpisë.

“I dyshuari  Rom shtetas i Kosovës me banim rezident në fshatin Berivojcë  ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tije para shtëpisë së tyre duke i shkaktuar lëndime trupore të përshkruara në raportin mjekësor. I  dyshuari është intervistuar  në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të shtetit  urdhërohet që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë. /Indeksonline/

 

 

 

Temat: