Rrahje për pronë në Suharekë
Dy viktima meshkuj, si pasojë e një kontesti pronësor janë rrahur me katër persona të tjerë në Suharekë.
Lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Indeksonline/