22:23 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani, “hajni” më i mirë në Itali

Në fillim shumëkush kishte dyshime që Amir Rrahmani do të kishte sukses në Serie A, pas kalimit nga Dinamo Zagrebi në Veronë.

Por paraqitjet e tij në elitën e futbollit italian kanë qenë të nivelit më të lartë se sa në Kroaci, shkruan Indeksonline.

Rrahmani tashmë është një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A.

Ai gjendet në vendin e parë sa i përket topave të vjedhur apo të rikuperuar, ndërsa hyn në top 5-she për duelet e fituara në ajër.

/Indeksonline/