13:20 / E Enjte, 14 Nëntor 2019

Rreth 30 shqiptarë nga Londra në Pelzen, kërkojnë bileta për ndeshjen e sotme

Rreth 30 shqiptarë nga kryeqyteti anglez Londra, kanë udhëtuar për në qytetin Pelzen, në përkrahje të Kombëtares së Kosovës, e cila sonte në orën 20:45 do të përballet me Çekinë.

Ata janë interesuar për të marrë bileta për këtë ndeshje, pasi disa nga ta ende nuk kanë siguruar ato.

Madje ata janë drejtuar edhe te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët, në kërkim të biletave nga zyrtarët e FFK-së.

Adnan Janieva, një nga “Dardanët” e Londrës, ndër themeluesit e këtij grupi tifozësh nga Londra, ai sqaroi se janë afro 30 persona që e përkrahin Kosovën në secilën ndeshje ku Kombëtarja e Kosovës luan.

Kujtojmë se sonte në “Dossan Arena” të Pelzenit, Kosova do të kërkojë fitoren ndaj rivalit kryesor, Çekisë, për tu kualifikuar në Euron 2020. /Indeksonline/