22:39 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrëzohet një lis në qendër të Prishtinës, rrezikohen qytetarët!

Një lis është rrëzuar para pak minutash në  qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Rexhep Luci”.

Një lexues i Indeksonline që ka dërguar pamje në redaksi tonë, ka treguar se si pasojë e këtij incidenti fatmirësisht nuk ka persona të lënduar veçse dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërsa kjo situatë ka shkaktuar edhe tollovi në komunikacion për pak kohë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë vën nën kontrollë situatën.

Më poshtë keni pamje të siguruara nga “Portali Indeksonline”:

/Indeksonline/