14:15 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Rriten masat e sigurisë, Policia e Kosovës në aksion (Foto)

Shkalla e sigurisë në vend është rritur dukshëm. Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti të mundshëm në vend. Njësitë Policore,  shihen në çdo vend në Prishtinë, ku kërkohet angazhim maksimal në ruajtjen e objekteve, personave dhe lokacioneve të ndryshme.

Njësi të sektorëve të ndryshëm të Policisë së Kosovës vërehen edhe në ditën e sotme. Patrulla të shumta po zbatojnë planin që masat e sigurisë të jenë në nivelin më të lartë.

Madje në teren vërehet edhe kontrolli i shtuar në vetura civile nga Njësitë e Policisë. Siç duket rasti i fundit i vrasjes së Liderit të Iniciativës Qytetare serbe,’Liri,demokraci,drejtësi’, Oliver Ivanoviq, ka bërë që në përgjithësi masat e sigurisë në vend të kenë një rritje të dukshme./Indeksonline/