12:30 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrokulliset me traktor, vdes djali nga Kamenica

(Foto ilustruese)

Një vdekje aksidentale ka ndodhur dje në komunën e Kamenicës, ku një djalë teksa po drejtonte traktorin, është rrokullisur.

Ai ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor pasi kishte dalë në vendin e ngjarjes kishte konstatuar se ai nuk kishte shenja jete.

“Kamenicë 16.06.2018-11:55. Viktima mashkull K/Shqiptar deri sa kishte qenë duke drejtuar traktorin e tij, është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, bën të ditur raporti policor./Indeksonline/