75 Mall Live Search
15:40 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rruga e Merdarës me pak kamionë serbë, me shumë flamuj kombëtarë

Podujeva ka vazhduar edhe sot vendosjen e flamujve drejt Merdarës, për nderë të festave të nëntorit.

Iniciatorët të cilët kanë nisur stolisjen e kësaj komune dy ditë më parë duke vendosur 260 flamuj, kanë vazhduar vendosjen e flamujve kuqezi edhe sot tek ura, pak para se të arrihet në Merdare, shkruan Indeksonline.

Kjo iniciativë është marrë nga veteranët e luftës,  e përkrahur edhe nga disa biznese tjera, të cilët gjithashtu kanë vendosur edhe pllakat me urime të mirëseardhjes për bashkatdhetarët.

Ndryshe, vendosja e flamujve kombëtarë është bërë tashmë në shumë qytete të Kosovës, për të shënuar festën e “28 Nëntorit”./Indeksonline/