18:02 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrugët e akullta në Prishtinë, prindi bartë fëmijën pa helmetë në motoçikletë (Foto)

Në ditët e ftohta, zakonisht janë fëmijët ata për të cilët duhet të tregohet kujdes i madh.

Por, kështu nuk ka vepruar një prind i cili me motoçikletën e tij e ka bartur fëmijën mbrapa, shkruan Indeksonline.

Prindi nuk ka marrë mundin që fëmijës t`ia vendosë helmetën mbrojtëse, kur dihet që rrugët në kryeqytet që nga dje janë tejet të rrëshqitshme si pasojë e reshjeve të borës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “B”, në Prishtinë./Indeksonline/