11:11 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrugët e Prishtinës të gjitha të pastra nga bora (Foto)

Rrugët e kryeqytetit të Prishtinës janë tërësisht të pastra.

E gjithë bora e cila kishte mbuluar rrugët gjatë natës tashmë është larguar, transmeton Indeksonline.

Kjo gjë është arritur brenda një kohe shumë të shkurtër, në mënyrë që vozitësit ta kenë shumë më të lehtë qarkullimin.

Duhet shtuar se reshjet e borës janë duke vazhduar dhe temperaturat janë mjaft të ulëta arsye këto për të cilat vozitësit duhet të kenë kujdes./Indeksonline/