12:16 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Rudiger i lutet Hazardit: “Të lutëm qëndro”/ Kjo është përgjigja e belgut (Video)

E ardhmja e Eden Hazard është në pikëpyetje të madhe! Mesfushori i Chelseat mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Blutë e Londrës mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Manchester Unitedit, për ta siguruar titullin e vetëm në këtë stinor, atë të FA Cup, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes gazetari i BT Sport, e mori në pyetje golashënuesin e vetëm në këtë sfidë, Eden. Duke folur rreth ndeshjes dhe Kupës së Botës, në intervistë ndërhynë mbrojtësi gjerman, Rudiger.

Gjermani i kërkon Hazardit që të qëndroj, ndërsa ky i fundit ia tregon kushtin.

“Të lutëm Hazard qëndro në Chelsea”, dëgjohet zëri i Rudigerit – “Unë dua që Rudiger të luajë në këtë mënyrë si sot, dhe pastaj unë do të qëndroj”, iu është përgjigjur Hazard.

Mos kualifikimi i Chelseat në Ligën e Kampionëve do ta vështirësojë të ardhmen e belgut. Të interesuar për shërbimet e Hazardit janë disa klube të mëdha, përfshi; Manchester Cityn dhe Real Madridit./IndeksOnline/