15:52 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Rusia po planifikon dallavere për Kupën e Botës

Futbolli rus përsëri është në bazën e të akuzuarve për një rast mashtrimi që po planifikohet për Kupën e Botës.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, autoritet ruse po përgatitën që të ndryshojnë mostrat e urinës që asnjë lojtar të mos të del pozitiv me doping.

Ata do të lejohen që  të përdorin substanca për të rritur performancën e tyre dhe në fund do të ndryshojnë mostrën.

Grigory Rodchenkov, ish-kreu i laboratorit anti-doping në Moskë pohon se do të ishte një kopje e operacionit në Olimpiadën Dimërore të Soçit katër vjet më parë.

Rodchenkov tani është dëshmitar i mbrojtur në Amerikë, pasi ka siguruar prova të ashpra kundër atletëve rusë. /IndeksOnline/