17:39 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Sa i pafat Wilshere, largohet nga Kombëtarja e Anglisë

Jack Wilshere u rikthye në Kombëtaren e Anglisë dhe bëri pjesë në listën e Gareth Southgate për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Por mediat angleze kanë kuptuar se mesfushori i Arsenalit nuk ka udhëtuar fare me “Tre Luanët” për në Holandë, transmeton IndeksOnline.

Thuhet se Wilshere ka pësuar një lëndim të lehtë dhe është rikthyer në skuadrën e Arsenalit.

Përveç takimit kundër Holandës që zhvillohet nesër, 26-vjeçari do ta humb edhe takimin tjetër miqësore, kundër Italisë./IndeksOnline/