21:57 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sa të pafat futbollistët e Iranit, Portugalia kualifikohet tutje (Video)

Kombëtarja e Portugalisë e ka mbyllur fazën e grupeve me barazim në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Portugezët barazuan 1 me 1 ndaj Kombëtares së Iranit, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi, Ricardo Quaresma në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e barazimit, Irani e shënoi në minutën e fundit, me anë të Ansarifard.

Me këtë barazim Portugalia mbetet në pozitën e dytë me 5 pikë, aq sa ka grumbulluar Spanja në pozitën e parë./IndeksOnline/