20:24 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sampaoli vendos gjatë javës, fiton miliona nëse shkarkohet

Jorge Sampaoli pritet që të largohet nga stoli i Argjentinës.

Trajneri i njohur pritet që të merr vendimin e tij gjatë kësaj jave. Sampaoli së bashku me Argjentinën u eliminua nga Kampionati Botëror, në fazën e 1/8 së finales, pas humbjes nga Franca me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.

Federata e Futbollit të Argjentinës pritet që ta merr vendimin gjatë kësaj jave, por nëse këta të fundit vendosin ta shkarkojnë ish-trajnerin e Kilit dhe të Sevillas, atëherë duhet t’ia paguajnë plotë 15 milionë euro. Krejt kjo, pasi Sampaoli ka kontratë me Argjentinën deri në vitin 2022.

Në mediat e huaja menjëherë kanë filluar të shpërndahen emrat e pasardhësve të mundshëm; Maurcio Pochettino (Tottenham), Diego Simeone (Atletico Madrid), Marcelo Gallardo (River Plate), Ricardo Gareca (Peru) dhe Matias Almeyda (Guadalajara)./IndeksOnline/