15:18 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Samsung Galaxy S10 me 5G dhe gjashtë kamera?!

Në vitin e ardhshëm pritet që të lansohet telefoni Samsung Galaxy S10. Ende nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare nga Samsung por spekulimet e mediave kanë filluar.

Sipas raportimeve Samsung Galaxy S10 do të jetë shumë i hollë dhe pritet që të ketë 5G, transmeton Indeksonline.

Ajo që do ta dallojë më shumë është se do të posedojë gjashtë kamera. Skaneri i fytyrës pritet që të bëhet 3D.

Muaji që pritet të lansohet Galaxy S10 do të jetë Shkurti ose Marsi. /Indeksonline/

Temat: