15:02 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Samsung më në fund prodhon telefonin e palosshëm

Drejtori ekzekutiv i Samsung, Dj Koh më në fund e ka zbuluar atë që përdoruesit e prisnin gjatë. Gjiganti korean ka prodhuar telefonin e parë të palosshëm. Koh ka dhënë këtë informacion duke mos dhënë më shumë detaje se kur do të prezantohet.

Ai ka paralajmëruar se për këtë do të ketë informacione të detajizuara në konferencën e San Franciscos.

Thashëthemet për telefonin e palosshëm datojnë që nga viti 2008. Oppi i Kinëz dhe Lenovo kanë prodhuar diçka të ngjashëm së fundi./Indeksonline/

Temat: