22:09 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Samsung sjell versionin e ri të pajisjes së realitetit virtual HMD Odyssey+

Samsung përditësoi sot pajisjen e realitetit virtual Odyssey. Versioni i ri, Samsung HMD Odyssey+ premton eksperiencë më të mirë me platformën Windows Mixed Reality.

Pajisja kushton 500 dollarë dhe është në shitje nga 22 Tetori përmes dyqaneve online të Samsung dhe Microsoft.

Pajisja ka ekran 3.5-inç AMOLED me rezolucion 144×1600 piksel. Ofron mbështetje për audio hapësinore 360 gradë dhe audi 3D si dhe vjen me kontroller 6DOF.

Samsung HMD Odyssey+ peshon 0.58 kilogram dhe 146mm e gjerë.

Specifikat e harduer mbetet thuajse të përafërta me atë të vitit të kaluar po pyetja që mbetet është a ekziston tregu për këto pajisje?