11:59 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

“San Siro” i hap dyert për të gjithë tifozët e Milanit dhe Interit

Tifozët e Milanit dhe Interit e kanë shansin ta vizitojnë pa paguar asgjë stadiumin e skuadrave të zemrës. Zyrtarët e stadiumit që ka dy emra kanë vendosur që sot dhe nesër të hapin dyert për të gjithë tifozët duke mos paguar asnjë cent.

Kjo mundësi është dhënë për nder të ditës së pranverës. Stadiumi thuhet të jetë siguruar me karabinierë, policë dhe zjarrëfikës duke rritur në masë të madhe nivelin e sigurisë.

Vizitorët do të kenë mundësi unike për të postuar fotot e tyre në Instagram me hashtag #SanSiroFai./Indeksonline/

Temat: