08:20 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Sarri flet pas titullit, tregon për të ardhmen

Chelsea mbrëmë fitoi Europa League pasi mposhti Arsenalin në finale me rezultat 4-1.

Trajneri i bluve, Maurizio Sarri ka vlerësuar sezonin e tij ku ka folur edhe për të ardhmen që është një nga temat më të diskutuara javët e fundit.

Sezoni ishte i mirë, por tani që fituam Europa League u bë i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të ambientohesh në një kampionat si ai anglez, kam hasur probleme, por prej shkurtit raporti me lojtarët ka ndryshuar. Ndoshta kam ndryshuar edhe unë“.

Tani do festojmë, nesër do bëjmë bilancin e sezonit. Kam edhe 2 vite kontratë, por duhet të takohem detyrimisht me klubin”.

Më bëhet qejfi për komplimentet e Napolit. Napolitanët e dinë shumë mirë sa i dua dhe e dinë që vitin e shkuar zgjodha të ikja nga Italia për të mos shkuar në ndonjë ekip tjetër në Itali. Megjithatë, ky profesion mund të të detyrojë të ndjekësh rrugë të ndryshme, që nuk do e prishnin raportin që kam me Napolin. Këtë trofe ua dedikoj tifozëve të Napolit, si dhe lojtarëve që munguan në finale për dëmtime: Loftus-Cheek, Hudson-Odoi e Rudiger“. 

Trajneri italian ka folur edhe për largimin e Hazard, ku me shumë mundësi Real Madrid do të jetë destinacioni i radhës.

Më vjen keq, sepse është i jashtëzakonshëm dhe mund të përmirësohet ende“.