23:27 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sarri i lumtur me fitoren, i mahnitur me pasimin e Cesc te goli i Giroud

Trajneri i Chelseat, Maurizo Sarri është shprehur i lumtur me fitoren e sotme të lojtarëve të tij.

Chelsea e vazhdoi ecurinë pozitive në Europa League duke e regjistruar fitoren e pestë në po aq ndeshje.

Në ”Stamford Bridge”, Chelsea mposhti PAOK-un me rezultat, 4-0, dhe Sarri është shprehur i kënaqur me fitoren, transmeton IndeksOnline.

”Ne e nisëm ndeshjen mjaft mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

”Sidomos pasi që ne e dinim se do ta përfundojmë grupin në vendin e parë, kështu që motivimi ka qenë i ulët”.

”Është e rëndësishme që sulmuesit tanë shënuan në këtë ndeshje. Më pëlqeu edhe pasimi i Fabregas si dhe goli me volej i Giroud”, u shpreh Sarri./IndeksOnline/