13:23 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Sasa e ‘O Sa Mirë’ na përshëndet nga Parisi i Francës (Foto)

Adriana Matoshi është një nga aktoret më të talentuara dhe më të suksesshme kosovare. Ajo ka arritur të bëhet pjesë e shumë projekteve kinematografike, por edhe atyre teatrore të cilat gjithnjë kanë marr kritika të mira, shkruan Indeksonline.

Por aktorja në fjalë famën dhe dashurinë e publikut e fitoi me rolin e saj ‘Sasa’ në serialin komik ‘O Sa Mirë’.

Adriana së fundmi ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, nga edhe ka postuar një instastory në llogarinë e saj në Instagram. Aktorja ndryshe njihet edhe si një femër e suksesshme në biznes./Indeksonline/