07:24 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sekretarja e Forcave të Armatosura të Francës viziton sot Kosovën

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të armatosura të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë sot në Prishtinë.

Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë, te Komuna e re.

Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Temat: