75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sekuestrohet vila 7 milionë euro e ish-sekretarit të FIFA-së

Policia financiare italiane e Cagliarit ka sekuestruar në Sardenja një vilë luksoze në përdorim të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA, Jerome Valcke.

Pas hetimeve të kryera nga policia zvicerane Gjykata e Cagliarit vendosi të sekueastronte vilën.
Vila me një vlerë prej 7 milionë euro ndodhet në një nga zonat më të bukura të Costa Smeraldas në Porto Cervo të Sardenjës. Sipas hetimeve të autoriteteve zvicerane, kjo vilë në zotërim të një shoqërie ndërkombëtare përdorej për banim nga ish-sekretari i FIFA-s Jerome Valcke dhe i është dhuruar nga Presidenti aktual i klubit të fubollit Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi e administrator i përgjithshëm i Bein Media Group.

Sipas hetuesve zviceranë, vila luksoze prej 7 milionë euro është përdorur si mjet korruptiv nga ana e Nasser Al-Khelaifi për të blerë të drejtat televizive të Kampionateve Botërore FIFA 2018/ 2030. Hetimi ndaj këtij procesi korruptive ka përfshirë 4 shtete Itali, Spanjë, Francë e Greqi nën mbikqyrjen e Eurojust, autoritetit gjyqësor të BE.

Biznesi korruptiv i shitblerjes së kësaj vile me vlerë milionare ka përfshirë 8 persona fizikë e 5 persona juridikë. Akuza ndaj tyre është mashtrim, falsifikim aktesh e korrupsion.
Policia italiane ka proceduar në sekuestrimin e vilës në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë së Federatës zvicerane. Nga ana e tij, ish-sekretari i Përgjitshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, ka mohuar të gjitha akuzat.

“Nuk kam marr asnjë përftim nga Nasser, ka deklaruar pak orë më parë ai. E nuk ka pasur asnjë shkëmbim favorizues mes tij dhe meje.”