21:55 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Seldi thyen heshtjen për ndarjen me Mimozën: Kështu ka qenë e shkruar!

Ndarja e Seldit dhe Mimoza Shkodrës ka qenë një nga temat më të diskutuara në showbiz kohët e fundit.

Lajmi fillimisht u përhap si thashethem pasi dyshja i kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Më pas miq pranë tyre treguan se Seldi dhe Mimoza i kishin dhënë fund fejesës dhe shkak ishte distanca pasi Seldi jeton në Tiranë dhe Mimoza në Zvicër.

Mbrëmjen e sotme, Seldi ka folur për herë të parë për ndarjen, pasi përfundoi kërcimin e tij në “Dance with me”, ku këtë vit është konkurrent.

“Faktikisht ne nuk jemi më me njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë. Kështu ka qenë e shkruar. Gëzoj një respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh Seldi.