18:26 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Senegali në histori të Kampionatit Botëror (Foto)

Kombëtarja e Senegalit nuk ka arritur të kualifikohet për në fazën eliminim/direkt.

Senegalezët u mposhten me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Kolumbisë, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Senegali kishte pikë të njëjta me Japoninë (nga 4), ata u eliminuan për shkak të rregullit të ri “Fair Play”.

Pra, Senegali bëhet ekipi i parë kombëtar që eliminohet nga faza e grupeve nga kartonët dhe rregulli i ri.

Japonia kishte katër kartonë të verdhë, kurse Senegali gjashtë kartonë të verdhë.